Llojet e gomave qe perdoren ne dimer

Llojet e gomave qe perdoren ne dimeroni në një zonë ku në dimër do të thotë që të ngisni makinën mbi akull dhe ku ka rrugë të ngarkuara me borë, ju e kuptoni shumë mirë se sa sfiduese janë këto kushte të rrugës për makinën tuaj, pa përmendur se sa stresuese mund të jetë kjo për shoferin. Megjithatë, ka disa gjëra që ju mund të bëni, për të ndihmuar që të siguroheni që gomat tuaja të kenë sa më shumë forcë tërheqëse që të jetë e mundur. Shqyrtoni këto këshilla për të përgatitur gomat tuaja për dimër.

Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të fryra siç duhet

Gomat që nuk janë të fryra në presionin e saktë mund të afektojnë negativisht drejtimin e makinës suaj. Dhe, me rënien e temperaturave jashtë, gomat e humbasin presionin e tyre. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që të kontrolloni presionin e gomave gjatë dimrit. Presioni i rekomanduar i gomës për një automjet tipikisht ështv e shënuar në derën e bredshme të shoferit, apo në manualin e përdoruesit të makinës. Nëse është e domosdoshme, përdorni një kompresor ajri për të fryrë gomat.

Blini goma dimri

Ju mund të mendoni se gomat e dimirt janë vetëm për zonat ku kushtet e motit në dimër janë shumë të ashpra, me shumë akull dhe borë. Por, gomat e dimrit, të cilat dikur quheshin goma bore, janë të dizenjuara për të punuar në temperatura më të ulta pavarësisht kushteve të rrugës. Në fakt, temperatura më të ftohta mund t’i shkaktojnë gomave standarde që të bëhen shumë të rënda dhe të humbasin aftësinë e tyre normale shtrënguese, madje edhe kur rruga është e thatë.

  • Për dimër: Këto goma kanë të dyja sipërfaqe të mëdha dhe kanale të ngushta, të cilat i lejojnë ato që të mbërthehen më mirë pas rrugëve me borë.
  • Për të gjitha kohët:Një lloj gome për të gjitha stinët të dizenjuara për përballimin edhe të kushteve të dimrit.
  • Goma të mbërthyera: Goma dimri me pika të vogla metali të futura në sipërfaqe. Këto shtrëngohen pas borës dhe akullit, por ato nuk ecin shumë mirë në kalldrëm dhe në disa shtete nuk lejohen.
  • Tek ne mund ti gjeni gomat e dimerit dhe te veres.
  • Ne mund tjua montojm gomat,Ne i fryjm gomat dhe riparojm goma
  • Kontaktoni tek ne.